Mobi Casa

Edhe Kabashi bëhet me rrugë të asfaltuara

/ 1 minutë lexim

Viti – Në Kabash të Vitisë, kanë filluar punimet në asfaltimin e rrugës “Shaban Kabashi”. Sokol Haliti ka thënë se fshatrat e Vitisë tashmë shumica i kanë rrugët e asfaltuara dhe ky ishte një premtim yni i madh që të kemi fshatra me infrastrukturë të modernizuar.

Fidanishtja

Sokol Haliti gjatë inspektimit të punimeve ka thënë se ndihet i lumtur që çdo ditë po përuron rrugë të reja me një infrastrukturë moderne. “Kemi premtuar se do jemi pranë çdo qytetari, fshati, lagje e mëhalle. Dhe kjo po ndodhë çdo ditë në Viti dhe në fshatra sepse po i asfaltojmë shumicën e rrugëve të Vitisë” është shprehur Haliti./rajonipress/