RCCOLA

Edhe Isa Mustafa del kundër vendimit të Qeverisë

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka reaguar pas vendimit të qeverisë për të kufizuar lirinë e qarkullimit të njerëzve dhe automjeteve.

Mustafa ka thënë se ky vendim shkell kushtetuten, pasi vendim për kufizim të të drejtave dhe lirive të njeriut merren vetëm në Kuvend, transmeton Zëri.info

Uji Dea

Ky është reagimi i plotë i Mustafës:

Vendimin për kufizimin e të drejtave dhe lirive të njeriut, mund ta marrin vetëm dy të tretat e deputetëve dhe jo Qeveria. Ndryshe shkelet Kushtetuta, pa marrë parasysh kush janë ata që kanë votuar dhe në çfarë rrethana. Prandaj qeveria do duhej ta rishqyrtojë vendimin e saj dhe karshi gjendjes së krijuar ti drejtohet Kuvendit. IM