Uji Dea

Edhe i “dëmtuar” edhe i paditur në Gjykatë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Shaban Kqiku është paditur nga Komuna e Gjilanit për shkak se ka penguar punimet në rrugën e asfaltuar në Livoq të Epërmë. Banorët e fajësojnë Shaban Kqikun dhe e llogarisin si pengesë të mos kryerjes së rrugës në tërësi, por krejt tjetër version ka Shaban Kqiku.

Rruga e asfaltuar në Livoq të Epërmë me mjete të USAID-it dhe komunës është realizuar në mënyrën më të mirë të mundshme. Por hijeshinë ia ka prishur një pengesë jo më shumë se 20 metra e cila edhe sot e asaj dite ka mbetur e pa asfaltuar.

Shaban Kqiku banor dhe pronar i pjesës kontestuese po akuzohet nga komuna se ishte pengesë që rruga u ndërprerë gjatë kalimit tek shtëpia e tij.

United Hospital

Për këtë arsye Komuna edhe e ka paditur Shaban Kqikun në Gjykatë, kurse Shaban Kiqku ka një version krejt tjetër.

Kqiku thotë për rajonipress se nuk është ai fajtori siç po thuhet nga komuna. “Komuna më ka paditur për dëmtim të rrugës edhe pse çdo zyrtar komunal duke filluar nga Rexhep Kadriu e Naser Korça kanë premtuar zgjidhje të problemit dhe janë bindur se rruga duhet të ulet në mënyrë që mos të kem probleme me oborrin. Unë nuk lëshojë pe deri në zgjidhjen përfundimtare. Jam i sigurt se zgjidhje të problemit ka, por duhet një vullnet i dyanshëm që të tejkalohet problemi” tha Kqiku.

Kqiku thotë se komuna po i mashtron dhe ka arritur pothuajse edhe t`i bind banorët se unë jam fajtori. “Kur të përfundon kjo çështje kontestuese banorët do të binden se unë më së pakut jam fajtor” tha Kqiku./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.