Fundamenti

Edhe Grupi i Grave viziton “Handikosin”

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – GGKGJ-së sa vizituar të hënën shoqatën “Handikos” dhe shoqatën e të Verbërve, ku u prit nga përfaqësuesit Fatmir Shurdhani, Remzi Kqiku nga Handikos dhe Bajram Spahiu nga shoqata e të Verbërve.

Në këtë takim GGKGJ-së u njoh më për së afërmi për punën dhe aktivitetet që bëjnë, për të arriturat dhe nevojat e këtyre shoqatave thuhet në një njoftim të dërguar nga Jehona Hyseni kryetare.

Përfaqësuesit e Handikosit u shprehen se tani ndihen më mirë dhe punojnë më mirë ngase janë në një objekt të ri, dhe kanë siguruar pajisje për ushtrime terapeutofizikale të fëmijëve dhe të tjerëve të cilët kanë nevojë për ushtrime të tilla, kjo falë donacioneve nga jashtë.

Grupi u njoftua se në mungesë të mjeteve financiare në këtë shoqatë është zvogëluar edhe numri i punëtorëve, ku tani punojmë vetëm 4 punëtorë me 1200 anëtarë me aftësi të kufizuara sa janë të regjistruar në Handikos.

Këta persona me aftësi të kufizuara sipas ligjit marrin vetëm nga 60 euro të cilat nuk mjaftojnë as për gjërat më elementare.

Përfaqësuesit e këtyre shoqatave konsiderojnë se ligji është diskriminues për këto kategori njerëzish me aftësi të kufizuar.

UBT

U theksua se këta persona nuk kanë qasje apo lehtësim as në shërbime të tjera e sidomos në shërbimet shëndetësore edhe pse Handikos më parë ka nënshkruar një marrëveshje me QKMF-në por që asnjëherë nuk është respektuar kjo marrëveshje nga QKMF.

Edhe përfaqësuesi i shoqatës së të Verbërve Bajram Spahiu tha se kjo shoqatë ekziston që nga viti 1952 ndërsa pas luftës nga viti 2000. Në këtë shoqatë janë të regjistruar 519 anëtarë ku janë të përfshirë edhe komuniteti rom dhe serbë.

Grupi u njoftua për aktivitetet që bënë kjo shoqatë si; trajnimet, kurset e teknologjisë informative, aktivitetet në sport, ku u tha se janë kampione në Kosovë në lojën top me zile.

Në këtë takim u theksuan edhe nevoja të tjera si: evidentimi i rasteve të personave me aftësi të kufizuara, dërgimi në qendrën shkollore në Pejë sepse te kategoria e shurdh- memeceve është shqetësim i madh analfabetizmi, dhe për këtë arsye kjo kategori nuk është aktive.

Grupi i Grave të Komunës së Gjilanit shprehu gatishmëri qe në të ardhmen të bashkëpunoj dhe tu ndihmojë këtyre kategorive të njerëzve me aftësi të kufizuara, me qellim që edhe këta persona të kenë qasje më të lehtë si në shërbime komunale, shëndetësore etj, dhe që edhe këta persona të ndjehen ashtu si është më së miri përfundon njoftimi./rajonipress/