RCCOLA

Edhe gratë në Kamenicë kërkojnë asfaltim të rrugëve, trotuar, e shetitore

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Kamenicë – Kërkesat që gratë paraqiten kishin të bëjnë me: asfaltim të rrugëve, trotuar, vendosjen e pengesave në rrugë, punësim të të rinjëve, një shëtitore rreth lumit në Lagjen Çamëria, rregullim të ngrohjes në shkollën “Dëshmorët e Kombit”, shtëpi për kujdesin e personave të moshuar.

Mbahet takimi me Grupin e dytë të Grave për Projekt-Buxhetin për vitin 2024
Drejtoresha e Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Ardita Dërmaku, ka mbajtur dëgjimin buxhetor me Grupin e dytë të Grave.

Në këtë takim të pranishëm ishin: Drejtoresha e Drejtorisë së Administratës, Arlindë Sejdiu, Drejtoresha e Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik dhe Diasporë, Burbuqe Leka, Koordinatorja për të Drejtat e Njeriut, Nazmije Demolli, Zyrtarja për Barazi Gjinore, Teutë Kastrati, zyrtarë të tjerë komunal përgjegjës për mbajtjen e dëgjimeve buxhetore, gra nga fshatrat për rreth, OJQ dhe të tjerë.

Hidromorava

Drejtoresha Ardita Dërmaku ka hapur këtë dëgjim, duke thënë se këtë vit kanë rritur takimet me grupet e grave në mënyrë që ato t’i shprehin edhe më lirshëm kërkesat e tyre.
“Vitin e kaluar kemi mbajtur më pak takime me gra, ndërsa këtë vit i kemi tri takime, në mënyhrë që juve t’ua lehtësojmë që t’i paraqitini projektet, propozimet për lokalitetet ku ju jetoni. Ne pastaj ato kërkesa do t’i shqyrtojmë një nga një dhe ato që janë më të rëndësishme do t’i fusim në listën e projekteve për vitin 2024. Ne sot do t’i marrim kërkesat tuaja ku do t’i shqyrtojmë dhe do t’i paraqesim në buxhetin e vitit 2024. Andaj paraqitni propozimet tuaja sepse kemi një rritje të buxhetit prej 17,48% krahasuar me vitin 2023, saktësisht 14 milion e 546 mijë e 545 euro është për vitin 2024. Pra kemi rritje tek investimet kapitale por edhe tek subvencionet”, ka thënë ajo.

Kërkesat që gratë paraqiten kishin të bëjnë me: asfaltim të rrugëve, trotuar, vendosjen e pengesave në rrugë, punësim të të rinjëve, një shëtitore rreth lumit në Lagjen Qamëria, rregullim të ngrohjes në shkollën “Dëshmorët e Kombit”, shtëpi për kujdesin e personave të moshuar.

Të gjitha kërkesat e tyre u evidentuan dhe ato më me prioritet do të inkorporohen në projekt buxhet./rajonipress/