GRANDEMALL

Edhe Gjermania kundër ndryshimit të kufijve

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Ambasada e Gjermanisë ka thënë se shteti më i fuqishëm brenda BE-së, është kundër ndryshimit të kufijve. “Ministri i shtetit, Michael Roth, sikurse edhe Ambasadori Heldt në intervista të ndryshme e kanë bërë të qartë pozicionin zyrtar lidhur me dialogun për normalizim të marrëdhënieve. Me këtë, qëndrimi i Qeverisë Federale të Gjermanisë është i njohur,” thuhet në një deklaratë të kësaj ambasade për Radion Evropa e Lirë.

Roth dhe Heldt kanë thënë më herët për mediat e Kosovës, se ndarja e kësaj të fundit dhe lëvizjet e kufijve janë shumë të rrezikshme dhe mund ta destabilizojnë të gjithë rajonin e Ballkanit.

Ndërkohë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se është i hapur për mundësinë e korrigjimit të kufijve me Serbinë, por jo dhe për ndarjen e Kosovës. Ai ka thënë, se në dialogun politik në Bruksel, do të flasë edhe për mundësinë e bashkimit me Kosovën, të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit.

ARKATANA

Duke folur për mundësinë e ndryshimit të kufijve, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se ai pajtohet që të ketë ridefinim të kufijve me shqiptarët.

“Unë angazhohem dhe kjo është politika ime, për përkufizimin e kufijve me shqiptarët, në mënyrë që ta kemi territorin për të cilin nuk dihet se kush si e trajton dhe kujt i përket. Ky territor është gjithmonë burim për konflikte të mundshme”, është shprehur Vuçiq.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.