Uji Dea

Edhe gjatë shtatorit Kosova më së shumti importoi nga Serbia

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Agjencia e Statistikave te Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat, lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin shtator 2015.

Të dhënat nga Tregtia e Jashtme në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të ulët për muajin shtator 2015 prej 206,4 milionë euro, krahasuar me deficitin prej 217,3 milionë euro me periudhën e njëjtët të vitit 2014. Eksporti mbulon importin 10.6%, thotë kumtesa nga ASK.

Eksporti i mallrave në muajin shtator 2015 kishte vlerën 24,4 milionë euro, ndërsa importi 230,8 milionë Euro, është një rënie prej (-17.4%) për eksport, si dhe prej (-6.5%) për import, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2014.

Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit: (41.9%) të eksportit e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; (12.7%) produktet minerale; (9.8%) ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; (9.5%) produktet bimore; (8.7%) plastika, goma dhe artikujt prej tyre; (4.4%) tekstili dhe artikujt prej tij, etj, transmeton Koha.net.

Mobi Casa

Ndërsa, sipas të dhënave të grupeve kryesore për import: (15.8%) të importit e përbëjnë produktet minerale; (13.2%) ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; (12.5%) makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; (10.7%) metalet bazë dhe artikujt prej tyre; (6.6%) produktet e industrisë kimike; (6.4%) plastika, goma dhe artikujt prej tyre; (5.3%) mjetet e transportit etj. Lidhur me eksportin dhe importin e Kosovës, partnerë kryesorë tregtarë janë vendet e BE-së, të cilat marrin pjesë me (30.8%) për eksport dhe (41.6%) për import. Ndërsa, vendet e CEFTA-së marrin pjesë me (44.5%) për eksport dhe (31.2%) për import, në raport me shtatorin e vitit 2015.

Përqindja më e madhe e eksportit ishte në: Serbi (14.7%), Indi (14.4%),Shqipëri (13.2%), Maqedoni (10.8%), Belgjikë (10.1%) etj. Ndërsa, sipas të dhënave, përqindja më e madhe e importit është nga: Serbia (16.6%), Gjermania (9.7%), Italia (9.0%), Turqia (8.8), Kina (8.2%), Maqedonia (5.8%), etj.

http://koha.net/?id=27&l=82025

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.