Hidromorava

Edhe fshatrat e Kllokotit i merr uji

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kllokot – Pas shirave që ranë këto dy tri ditët e fundit e që po vazhdojnë të bien në dy fshatra të komunës së Kllokotit në Kllokot dhe Mogillë, njoftohet për gjendjen e rëndë si pasojë e vërshimeve.

Hasan Rashiti, nënkryetar i komunës së Kllokotit, tha për rajonipress se si pasojë e daljes nga shtrati të disa përroskave si dhe të lumit “Morava”, janë vërshuar qindra hektarë të të mbjellave të bujqve të Mogillës dhe të Kllokotit.

Për të përballuar sado pakë këtë gjendje të krijuar në nivel të komunës është formuar Shtabi i krizës ka njoftuar Rashiti .

Hidromorava

Ndërkohë që kryetari i komunës Sreqko Spasiq, dhe nënkryetari Hasan Rashiti kanë dalë në terren bashkë edhe me drejtorin e Bujqësisë Selver Fejza dhe kanë inspektuar arat e vërshuara nga uji.

Hasan Rashiti, tha se gjendja është e rëndë në pjesën e këtyre fshatrave që janë vërshuar.

“Nga ajo që vërejtëm nga inspektimi i gjendjes në terren, konsideroj se dëmi të kultura e patates mund të jetë i madh, por dëme do te pësojnë edhe kulturat e grurit” ka thënë Rashiti. Vërshimet në këtë pjesë janë evidente për vite të tëra si pasojë e mos realizimit të projektit për rregullimin e shtratit të lumit Morava tha për rajonipress zyrtari për informim i komunës së Kllokot Aziz Zuka./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.