Hidromorava

Edhe fshatrat e Gjilanit e përkrahën aksionin “Ta pastrojmë Kosovën”

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Shumë fshatra të Gjilanit i janë përgjigjur pozitivisht aksionit “Ta pastrojmë Kosovën”. Fshati Nasalë ishte jashtëzakonisht i organizuar dhe kështu do të vazhdojë deri në mbyllje të afatit të caktuar tha Ruzhdi Selimi.

Shumë fshatra të Gjilanit e përkrahën masovikisht aksionin: “Ta pastrojmë Kosovën”. Fshatrat e mëdha si, Zhegra, Mireshi, Pograxha, Malisheva, Cërrnica, Llashtica ishin në nivel të detyrës.

Fidanishtja

Edhe, Nasala e përkrahu aksionin dhe në mënyrë të organizuar janë pastruar hapësirat ku është hedhur bërllok.

Ruzhdi Selimi aktivist në këtë fshat tha se është i kënaqur që aksioni kishte sukses dhe ishte jashtëzakonisht i dobishëm. “Ne do të vazhdojmë edhe ditëve tjera për të pastruar këndet më të goditura nga mbeturinat. Fshati nuk e duron bërllogun dhe ne do bëjmë çmos që edhe përmes komunikimeve të ndryshme të bindim qytetarët që mos të hedhin bërllog vend e pa vend” u shpreh Selimi./rajonipress/