Edhe fshati Sadovinë e Jerlive bëhet me asfalt të ri
Viti – Në fshatin Sadovinë të Jerlive ka filluar asfaltimi i rrugës”Guri i Kuq”. Me këtë rast kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka inspektuar këto punime.
Haliti është mirëpritur nga banorët e këtij lokaliteti të cilët e falënderuan atë për realizimin e këtij projekti të rëndësishëm. “Ne jemi zotuar se do të investojmë në çdo fshat të komunës sepse kështu edhe kemi premtuar. Jam i lumtur që projektet tona po realizohen çdo ditë duke përmbushur kështu misionin dhe qëllimin tonë” ka shtuar Haliti./rajonipress/


