RCCOLA

Edhe Flora Brovina e pakënaqur me PDK

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Ashpërsimi i gjuhës së sekretarit të përgjithshëm të PDK-së, Jakup Krasniqi, në raport me bashkëpartiakët e tij që mbajnë pozita të larta në ekzekutivin e vendit, duket se iu ka dhënë “zemër” edhe anëtarëve të tjerë të këtij subjekti politik.

Kulmi i arritur në seancën e së enjtes të Kuvendit, ku kryeparlamentari Krasniqi është përplasur me ministrin e Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, të cilit në foltore, gjithashtu e ka cilësuar si “ministër rrugaç” ka bërë që edhe Flora Brovina, njëra nga femrat më me ndikim në PDK të shprehet e pakënaqur me gjendjen në të cilën ndodhet partia më e madhe në vend, shkruan Zëri.

Mobi Casa

Ajo ka thënë se PDK në shumë segmente ka devijuar nga rruga e drejtë.