FIDANISHTJA

Edhe, Erzen Rrustemi dhe Xherdan Shaqiri shpallen qytetar nderi të Gjilanit

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Kuvendi Komunal me 20 vota për ka shpallur Xherdan Shaqirin dhe Erzen Rrustemin qytetar nderi të Gjilanit.

Sadullah Kadriu tha se nuk e njeh Erzen Rrushemin derisa për Xherdan Shaqirin tha se e njeh mirë.

Avdyl Aliu nga LDK-ja tha se është nder për Gjilanin që të nderojë këto dy figura dhe emra të mëdhenj të sportit.

Malazog Hoxha nga njësia e sportit ka arsyetuar inicimin dhe propozimin.

Mobi Casa

Ibish Ibishi nga AAK-ja tha se jemi për rregulla dhe procedura sepse LDK po tenton të manipulojë me këta emra.

Arben Mehmeti nga LDK-ja tha se nuk po i bëjmë nder atyre që po i shpallim sot qytetar nderi. “Nuk e kuptojë personalisht qysh në rend dite futen emra dhe personalitete të rëndësishme dhe ne si Kuvend edhe proceduralisht nuk është i përgatitur. Kuvendi duhet të ketë dokumente e biografi për të nderuarit. Po e devalvojmë rolin e Kuvendit. Po marrim vendim jo serioze. Me këtë vendim po i degradojmë edhe ata që po shpallen qytetar nderi” tha Mehmeti.

Mehmeti tha se Kuvendi po shndërrohet vetëm në mekanizëm të votimit. Por Valentina Bunjaku tha se i kemi procedurat dhe nuk kemi nevojë të bëjmë politikë në Kuvend./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.