Mobi Casa

Edhe dy të arrestuar për vrasjen e Vigan Morinës

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Dy të arrestuarit e rinj, dyshohen se e kanë ndihmuar Shivan M., para dhe pas kryerjes së vrasjes

Disa muaj pas vrasjes së shqiptarit 23 vjeçar nga Cyrihu, Vigan Morinës, janë arrestuar edhe dy persona të dyshuar si bashkëfajtorë. Më parë ishte arrestuar kurdi nga Iraku, Shivan M., i cili konsiderohej si i dyshuari i vetëm për vrasjen që kishte ndodhur më 15 korrik, afër lokalit të njohur të argëtimit “Kaufleute”.

Edhe vëllai i Viganit, Visari, pati marrë plagë të rënda atë natë, nga po i njëjti doras.

Eco Higjiena

Dy të arrestuarit e rinj, siç bën të ditur prokuroria përgjegjëse, dyshohen se e kanë ndihmuar Shivan M., para dhe pas kryerjes së vrasjes. Por, sipas prokurorit të lëndës, ata nuk kanë të bëjnë me sulmin e drejtpërdrejtë, me thikë, të vëllezërve Morina.

Arrestimi është bërë më 12 nëntor dhe ata ndodhen në burgun hetues.

I akuzuari kryesor për vrasje, menjëherë pas aktit tëkryer kishte udhëtuar për në Norvegji, ku ishte kapur nga policia dy javë më vonë. Para rreth një muaji ai është ekstraduar në Zvicër.