UBT

Edhe dy stacione deri në Evropë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Komisioni Evropian dje ka publikuar rekomandimin pozitiv për liberalizimin e vizave për Kosovën. Me këtë rekomandim kanë mbetur edhe dy “stacione” deri te heqja e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Tani mbetet që Parlamenti Evropian dhe Këshilli i Ministrave ta mbështesin liberalizimin për Kosovën, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Komisioni Evropian (KE) të mërkurën ka publikuar rekomandimin për liberalizimin e vizave për Kosovën, përmes së cilit ka konfirmuar përmbushjen e dy kritereve të fundit në këtë proces, ratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi dhe luftimin e krimit të organizuar dhe të korrupsionit.

Komisionari për Migrim, Çështje të Brendshme dhe Shtetësi i Bashkimit Evropian, Dimitris Avramopoulos, ka kumtuar lajmin pozitiv dje, duke bërë të ditur se Kosova e ka plotësuar edhe kriterin e 95-të për heqjen e regjimit të vizave, shkruan më tutje “Zëri”.

Duke uruar Kosovën, Avramopolus u ka bërë thirrje Parlamentit Evropian (PE) dhe Këshillit të Ministrave që të lëvizin në këtë drejtim dhe sa më parë të marrin vendim për heqjen e vizave.

ARKATANA

Në anën tjetër, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi në konferencën e përbashkët që pati dje me komisionarin e BE-së e ka cilësuar si moment historik për Kosovën dhënien e rekomandimit për vizat.

Menjëherë pas publikimit të rekomandimit janë deklaruar edhe krerët e tjerë institucionalë në Kosovë, të cilët kanë konsideruar se Kosova e ka merituar një lajm të tillë.

Ndërkaq përfaqësuesit e opozitës kanë thënë se procesi i liberalizimit nuk ka përfunduar me ditën e djeshme.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.