RCCOLA

Edhe dy raste të reja me COVID – 19 në Kamenicë

/ 1 minutë lexim

Kamenicë – Edhe dy raste të reja të diagnostifikuara me COVID-19 në komunën tonë. Një rast në Roganë dhe një në Shipashnicë të Epërme ka shkruar Qëndron Kastrati.

Kastrati ka thënë se deri më tani në komunën tonë 44 persona janë diagnostifikuar me virusin SARS-CoV-2, 41 prej tyre janë shëruar plotësisht dhe kanë mbetur edhe tri (3) raste aktive.

Hidromorava

Ju lutem që të kujdeseni për veten dhe njerëzit tuaj përreth. Pastroni duart, mbani distancën dhe përdorni dezinfektues me bazë alkooli ka shkruar Kastrati./rajonipress/