Uji Dea

Edhe dy donatorë zotohen për ndërtim të shtëpive me çelësa në dorë në Gjilan

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Po vazhdon kontributi u qytetarëve të vullnetit të mirë për t’u dalë në ndihmë qytetarëve që vuajnë nga problemet me strehim dhe banim në komunën e Gjilanit.
Bashkatdhetarët Esat Gashi që jeton New York dhe Bekim Emini që jeton në Berlin të Gjermanisë ia kanë konfirmuar dje kryetarit të Komunës Lutfi Haziri se janë të gatshëm t’i ndërtojnë dy shtëpi për familjet në nevojë.

Kreu i Komunës Lutfi Haziri e ka falënderuar z. Gashi dhe z. Emini për vullnetin e tyre për t’i ndihmuar njerëzve që kanë nevojë më së shumti, duke thënë se kontributi i mërgimtarëve tanë në ndihmë kosovarëve nuk ka munguar asnjëherë, në asnjë rrethanë.

FIDANISHTJA

Me këto dy shtëpi të premtuara dje, numri i donatorëve që kanë premtuar në mbrëmjen humanitare “Pak nga ne shumë për ata” dhe janë zotuar për ndërtim të tyre me çelësa në dorë arrin në 12 sosh.

Ndryshe, në fondin e Komunës janë mbledhur afro 90 mijë euro dhe mbi 20 mijë franga zvicerane nga qytetarët e vullnetit të mirë. Pesë shtëpi kanë nisur së ndërtuari sipas kërkesave të qytetarëve, derisa po meremetohen edhe disa shtëpi të tjera./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.