ARKATANA

Edhe Dafine Mula garon në zgjedhjet e Bashkisë së Vjenës

/ 3 minuta lexim
United Hospital

Në garat për zgjedhjet e Këshillit të Qarkut të 15-të të Vjenës është duke sfiduar vetën edhe shqiptarja, Dafine Mula nga radhët e SPÖ-së.

Kanë mbetur më pak se një jave deri në zgjedhjet për Këshillin Bashkiak të Vjenës (Gemeinderat) dhe zgjedhjet për Këshillin e Qarkut të Vjenës (Bezirkvertretungswählen). Të dielën e ardhshme (11.10.2020), qytetarët vjenezë do të shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar. Në garat për zgjedhjet e Këshillit të Qarkut të 15-të të Vjenës është duke sfiduar veten edhe shqiptarja Dafine Mula nga radhët e SPÖ-së.

Me politikë, ajo merret që nga viti 2008. Nga viti 2017 – 2018 ishte referente në Ministrinë e Shëndetësisë, ndërsa më vonë edhe kryeshefe e zyrës së kryetares së Partisë Socialdemokrate të Austrisë (SPÖ), Pamela Rendi – Wagner.

Dafina thotë se partia SPÖ është parti e klasës punëtore dhe parti që ka strehuar dhe u ka dhënë hapësirë emigrantëve.

“Në familjen tonë që nga fëmijëria ishim të gjitha motrat aktive edhe politikisht. Natyrisht për ne si emigrantë të rritur këtu përveç SPÖ-së asnjë parti tjetër nuk vinte në konsideratë”, shprehet 34-vjeçarja Mula për Albinfo Austria.

Për Dafinën nuk është hera e parë që garon në zgjedhje. Në pesë vjetët e fundit ajo është nënkryetare e Komisionit të Ndërtimit dhe Zhvillimit të Qarkut të 15-të.

FIDANISHTJA

Mitrovicasja Mula është në 20 personat e parë të listës dhe ajo është e sigurt në fitoren e partisë, por edhe që do të jetë pjesë e Asamblesë së Qarkut (15) Rudolfsheim Fünfhaus.

“Jam më se e sigurt që ne si parti do të fitojmë. Meqë jam renditur në një pozitë të lartë, besoj shumë se do të kem mundësinë që të jam pjesë e Asamblesë së Qarkut për vitet e ardhshme”, theksoi ajo për Albinfo Austria.

Dafina shfrytëzoi rastin të falënderojë të gjithë ata që kanë shpreh besimin e tyre për ta votuar atë, por në të njëjtën kohë kërkoi nga bashkatdhetarët tanë, të cilët kanë të drejtë vote, të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të dalë në zgjedhje.

“Për të drejtën e votës është luftuar me vite të tëra, e sidomos ne si emigrantë patjetër duhet t’i shfrytëzojmë të gjitha të drejtat që na jepen në vendin ku jetojmë”, nënvizoi ajo.

Duhet theksuar se në zgjedhjet e Bashkisë së Vjenës përveç Dafinës, janë duke kandiduar edhe dy zonja shqiptare: Drita Cacaj nga ÖVP dhe Rolanda Limani nga SPÖ.

https://www.albinfo.ch/edhe-dafine-mula-garon-ne-zgjedhjet-e-bashkise-se-vjenes/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.