Mobi Casa

Edhe Cernica, Malisheva e Përlepnica zgjodhën këshillat e tyre – pjesëmarrje masive e qytetarëve në proces zgjedhor

/ 1 minutë lexim
FITORJA

Gjilan – Cernica, Përlepnica e Malisheva, me masovitet të paparë të pjesëmarrësve, kanë zgjedhur këshillat e tyre të fshatrave në përbërje prej shtatë anëtarëve.

Në Malishevë, kryetar është zgjedhur, Latif Maliqi, në Cernicë Fatlum Mehmeti, ndërkaq kryetar i këshillit të fshatit Përlepnicë është zgjedhur, Menderez Xhelili.

ARKATANA

Procesi është zhvilluar në formë demokratike, me votim të fshehtë dhe pa asnjë pakënaqësi, ka njoftuar kryesuesi i komisionit komunal për zgjidhjen e këshillave të fshatrave, Avdyl Aliu.

Aliu theksoi se fakti i pjesëmarrjes kaq masive të njerëzve ne proces zgjedhor në këto fshatra, tregon për rëndësinë që kanë këto këshilla në adresimin e çështjeve komunitare në organet komunale. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.