Fundamenti

Edhe Bujanoci preket nga vërshimet

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Fshatrat përmes të cilave kalon lumi Morava, si Konçuli dhe Lluçani, po përballen me dëme të mëdha të shkaktuar nga vërshimet që janë bërë.Banorët e këtyre vendbanimeve të komunës së Bujanocit, këtë fryrje kaq të madhe të lumit e vlerësojnë si apokaliptike, pasi ka me dekada që Moravën të mos e kenë parë në këtë gjendje.

Enver Zairi nga fshati Konçul, është i tronditur me atë që po ndodhë, .

“Dëmet janë të mëdha”, i tha ai portalit informativ Titulli, duke shtuar se një ngjarje të tillë nuk mban mend të ketë ndodhur që nga viti 1976.

Ai sqaroi se përveç kryetarit të fshatit që i ka vizituar, deri më sot Komisioni pranë komunës ende nuk ka qenë për të bërë vlerësimin e dëmeve.

Mobi Casa

“Tërë mbrëmjen kemi punuar me banorët duke vendosur pengesa me thasë me rërë, mirëpo ishte e vështirë që të ndalohej ajo sasi e madhe e ujit që vinte”, theksoi kryetari i Bashkësisë Lokale të Konçulit, Zylqefli Sherifi.

Mbrëmë pas mesnate ishte raportuar se lumi Morava kishte marrë me vete edhe një veturë të tipit BMW. Sipas dëshmitarëve, të pranishmit në atë moment janë munduar që me litar të tërheqin makinën, mirëpo ishte e pamundur të luftohej me fuqinë e ujit.

Stuhia e shiut që të premten përfshiu rajonet e ndryshme të Luginës, shkaktoi dëme të mëdha në prona priva e infrastrukturë, ndërsa më të theksuara ishin në rajonin e fshatrave të komunës së Bujanocit.

Ura e cila gjatë ditës së djeshme u dëmtua në fshatin Breznicë që lidh atë me Kosovën, raportohet se përkohësisht është sanuar sa për t’ua mundësuar banorëve lëvizjen, por me kujdes të shtuar. /Titulli/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.