United Hospital

Edhe bizneset edhe qytetarët hezitojnë të marrin përsipër borxhin e ri

/ 5 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Në Gjilan, deri tani, vetëm dy biznese kanë aplikuar për pagesë të obligimeve të periudhës 2009-2014, përmes kësteve. “Kush është i mençur e shfrytëzon këtë mundësi, e cila vlen deri më 1 shtator 2016 dhe pas kësaj date fillon mbledhja e borxhit të plotë përmes përmbaruesve privatë”, thotë Zijadin Maliqi, drejtor Financiar.

Vendimi i qeverisë së Kosovës për faljen e borxheve të vjetra, tashmë ka hyrë në fuqi, por interesimi i bizneseve për të përfituar nga kjo mundësi, është i vogël tani për tani, ndonëse ende ka mjaft kohë për ta bërë këtë.

Bizneset e interesuara për faljen e borxheve deri në fund të vitit 2008, duhet të paraqesin një kërkesë në Qendrën për Shërbime të Qytetarëve, pasi të kenë identifikuar më parë obligimet e sakta për taksa komunale, thotë Agim Zuzaku, drejtor për Zhvillim Ekonomik.

Borxhi i përgjithshëm që kanë bizneset për periudhën 2009-2014, që duhet të paguajnë si kusht për të përfituar faljen, sipas Zuzakut, është 139 mijë euro. Deri tani janë bërë vetëm dy kërkesa për pagesë të borxhit me rata, që mundësohet pas nënshkrimit të një marrëveshje me obliguesin. Bëhet fjalë për borxhe prej 400-500 euro. Për borxhet që nuk shkojnë më shumë se 100 euro, do të nxirret një vendim për faljen e kësaj shume, ka thënë ai.

Përndryshe, për vitin 2016 janë planifikuar të realizohen rreth 120 mijë euro të hyra nga biznesi. Siç dihet, shumica e bizneseve tashmë janë liruar nga taksat komunale. Jehona Hyseni, kryesuese e Komitetit për Zhvillim Ekonomik, thotë se falja e borxheve të vjetra nga qeveria e Kosovës, është një lehtësim i mirë si për bizneset, ashtu edhe për qytetarët dhe i fton ata që të shfrytëzojnë këtë mundësi dhe të lirohen nga një barrë e madhe që rëndon mbi supet e tyre prej disa vitesh.

Falet dyfishi i borxheve

Uji Dea

Përndryshe, edhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka kërkuar nga obliguesit që ta shfrytëzojnë këtë të drejtë. Borxhet që qytetarët dhe bizneset i kanë Komunës së Gjilanit arrijnë afër 9 milionë eurove. Qytetarëve u falen mbi 5 milionë, por falja është e kushtëzuar me pagesën e pjesës së mbetur të borxhit, nga 2009 deri në fund të vitit 2014. Haziri thotë se e ka pezulluar edhe një vendim të ish-kryetarit, ku parashihej pagesa për 50 për qind e obligimeve, si kushtëzim i pjesshëm. “Suspendimi i këtij vendimi nënkupton që tash e tutje do të veprohet sipas rregullave të amnistisë së borxheve”, ka thënë Haziri, duke i lutur qytetarët që ta shfrytëzojnë këtë mundësi. “Masa e fundit që do të aplikohet, nëse qytetarët dhe bizneset nuk tregohen të kujdesshëm për të përfituar nga ky vendin, është arkëtimi me përmbarues, por pasi të ketë kaluar afati i amnistisë”, ka thënë Haziri.

Në rast se qytetarët hyjnë në marrëdhënie kontraktuale me Komunën, atëherë atyre u falen edhe ndëshkimet dhe kamatat, të cilat kanë specifikat e veta. Ndërsa, drejtori i Financave, Zijadin Maliqi, ka thënë se tatimpaguesve u është ofruar një mundësi shumë e madhe me ligjin për faljen e borxheve dhe shpreson që ata do të tregohen të mençur dhe do ta shfrytëzojnë këtë mundësi.

Ai i rikujton obliguesit se më 1 shtator 2016 përfundon afati për i faljes së borxheve dhe prej 2 shtatorit do të fillohet me arkëtimin e borxhit të plotë, përmes përmbaruesve privatë. Numri i kërkesave për riprogramim të borxhit të periudhës 2009-2014, nga qytetarët, deri tani është i vogël, thotë Maliqi.

Ai sqaron se janë dy forma të përfitimit nga falja e borxheve. Forma e parë është pagesa e përnjëhershme dhe e dyta, është forma e marrëveshjes kontraktuale me Komunën, ku personat fizikë mund të bëjnë pagesën deri në 18 këste, ndërsa personat juridikë – deri në 12 këste.

Në formën e parë, tatimpaguesi lirohet nga ndëshkimet dhe kamatat, por duhet të bëjë pagesën e borxhit të përgjithshëm deri në fund të vitit 2014. Falen edhe ndëshkimet dhe kamatat, nëse obligimet paguhet përnjëherë. Ndërsa, në formën e dytë, te pagesa e borxhit me këste, falen ndëshkimet deri në vitin 2008, por jo edhe kamatat. Në rast se pala nënshkruan marrëveshje dhe nuk i përmbahet asaj, atëherë gjendja kthehet siç ka qenë në fillim, ka thënë Maliqi, duke potencuar se borxhi i saktë është 8 milionë e 470 mijë euro. Sipas ligjit falen 5 milionë e 570 mijë euro, kurse mbeten për arkëtim 2 milionë e 900 mijë euro./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.