ARKATANA

Edhe banorët e Letnicës diskutojnë për buxhetin komunal

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Në Letnicë është mbajtur diskutimi publik me banorët e këtij lokaliteti për hartimit të buxhetit komunal për vitet 2016-2018 konkretisht të listës për investime kapitale.

Ibrahim Rama, Drejtor për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim duke prezantuar buxhetin komunal para banorëve të Letnicës, potencoi se vetëm 15.9% e buxhetit të kësaj komune janë të dedikuar për investime kapitale.

Ai tha se kjo shifër nuk është e kënaqshme por përmes donacioneve, investimet shkojnë në shuma milionëshe.

FIDANISHTJA

Gjatë këtij takimi Drejtori Rama i ka njoftuar banorët e këtij lokaliteti edhe për procedurat dhe ndarjen e buxhetit në kategoritë e ndryshme ekonomike.

Ndërsa në pjesën e dytë të këtij takimi, banorët kanë parashtruar kërkesat dhe nevojat e tyre që si prioritet i paraqiti kryetari i këshillit të fshatit Letnicë Shin Gjoni, ndër të cilat u veçua rregullimi i rrugës me zhavorr, mandej i hapjes dhe rregullimit të një rruge në afërsi të shkollës, asfaltimi i rrugës së shkollës, por si kërkesë u parashtrua edhe mungesa e mësuesve, për të cilën kërkesë drejtori Rama tha se është çështje e Ministrisë së Arsimit dhe inkuadrimi i mësuesve bëhet në proporcion me numrin e nxënësve.

Debati për hartimin e buxhetit në Letnicë ishte i fundit që u mbajt në lokalitete, me që rast gjatë këtij muaji Komuna e Vitisë ka mbajtur 20 diskutime publike, 16 me banorë të lokaliteteve të ndryshme dhe 4 me kategoritë të ndryshme të shoqërisë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.