Edhe banorët e Hogoshtit kërkojnë shesh, parking për shkollë dhe asfaltim të rrugëve në Malësi
Kamenicë – Grupi për hartimin e Projekt-Buxhetit të Komunës së Kamenicës për vitin 2026-2028, ka mbajtur dëgjimin buxhetor me banorët e fshatit Hogosht.
Anëtarët e grupit kanë prezantuar disa nga projektet e realizuara deri më tani dhe ato të cilat ende janë në proces.
E banorët e fshatit Hogosht kishin disa kërkesa të cilat ua prezantuan.
Ato kishin të bëjnë me financimin për ndërtimin e objektit të komunitetit, rregullimi i sheshit të fshatit, vazhdimi i trotuarit, asfaltim të rrugëve, rregullimi i parkingut të shkollës si dhe rrethojë e re për shkollë, po ashtu asfaltimi i rrugëve në Malësi./rajonipress/


