ARKATANA

Edhe Avdullah Hoti njofton se janë afër marrëveshjes me VV’në

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Anëtari i Kryesisë së LDK’së, Avdullah Hoti, ka thënë se janë afër lidhjes së marrëveshjes për koalicion qeverisës me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Kemi lëvizje në arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje në mes të dy partive”, ka shkruar Hoti.

FIDANISHTJA

Ai konfirmoi se nesër liderët e të dy subjekteve do të takohen prapë.

Ndryshe, më herët edhe deputeti i VV’së, Mefail Bajqinovci ka dhënë indikacione se arritja e marrëveshjes është afër. /Express/