Edhe Artana ndihmon personat me nevoja të veçanta

Gjilan – Është obligim yni që të ndihmojmë personat me nevoja të veçanta kanë thënë zyrtarët e Artanës në një takim që kanë pasur me përfaqësuesit e Caritasit të Kosovës dhe Handikosit.
Kryetari i Komunës së Novobërdës, Svetisllav Ivanovic, ka pritur përfaqësuesin e Handikosit, Fatmir Shurdhanin dhe përfaqësuesin e Caritas-it të Kosovës, Arben Keka.
Në këtë takim kanë marrë pjesë edhe Drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtje Sociale, Xhemajl Novobërdaliu, Zyrtarja për Integrime Evropiane, Arbenita Llapashtica dhe zyrtari për Arsim, Flamur Uka.
Ky takim si synim ka pasur Formimin e Grupit Punues për ndihmë personave me nevoja të veçanta.
Është folur edhe për aktivitetet e deritashme, të këtyre organizatave si dhe për planet për periudhën e ardhshme.
Theks i veçantë i këtij takimi i është vënë bashkëpunimit rreth formimit të grupit punues me qëllim për të ndihmuar grupën e përmendur të qytetarëve.
Svetisllav Ivanoviq ka ofruar gatishmërinë për të ndihmuar personat me nevojat të veçanta dhe ka ofruar bashkëpunim për të formuar grupet punuese./rajonipress/