United Hospital

Edhe Artana formon komision komunal për identifikimin e pronave publike

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Gjilan – Në mbledhjen e fundit të Kuvendit Komunal të Artanës këshilltarët komunal kanë vendosur dhe aprovuar disa vendime duke përfshirë edhe atë për formimin e komisionit komunal për identifikimin e pronave dhe vlerësimin e pronave për dhënien në shfrytëzim.

Në seancën e së mërkurës të Asamblesë Komunale në Artanë të udhëhequr nga Shefkije Mehmeti e ku merrte pjesë edhe Bajrush Ymeri janë diskutuar e aprovuar disa vendime të rëndësishme komunale e që e rregullojnë veprimtarinë e institucioneve komunale.

ARKATANA

Pas shumë diskutimeve nga ana e këshilltarëve komunal dhe sqarimeve profesionale që ka dhënë Bajrush Ymeri këshilltarët kanë aprovuar vendimin për Aprovimin e Statutit të Qendrës për Punë dhe Mirëqenie Sociale, pastaj vendimin për shqyrtimin e planeve për përmirësimin e shërbimit të ujësjellësve dhe trotuareve, vendimin për formimin e komisionit komunal për identifikimin e pronave dhe vlerësimin e pronave për dhënie në shfrytëzim, vendimin për Participimin e Komunës në Bujqësi për sigurimin e motokultivatorëve në vlerë prej 8,616,66 € në kuadër të Asociacioneve të Komunës së Kamenicës, vendimin për Ridestinimin e subvencioneve për bujqësi, vendimin për mbështetjen e projektit të studimit të fizibilitetit për krijimin e zonës ekonomike në Llabjan në vlerë 1,250 €./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.