Fundamenti

Edhe ambasadori francez kundër Palit: Korrupsioni dhe nepotizmi, plagë në Kosovë

/ 2 minuta lexim
HW

Edhe një goditje nga ndërkombëtarët ka shkuar në adresë të Pal Lekës. Ambasadori i Francës në Kosovë, Didier Chabert, thotë se shteti i tij e mbështet ambasadorin e Zvicrës dhe se korrupsioni e nepotizmi janë plagë për Kosovën, shkruan Gazeta Express.

Didier Chabert pajtohet me fjalët e kolegut të tij zviceran në fakt shton edhe më shumë rreth gjendjes aktuale në Kosovë. Ai shkruan në Twitter se korrupsioni dhe nepotizmi janë plagë për Kosovën.

“Ambasada e Francës mbështet plotësisht ambasadorin e Zvicrës. Korrupsioni dhe nepotizmi janë plagë për Kosovën”, ka shkruar Chabert, transmeton Gazeta Express.

ARKATANA

Ndryshe, këto reagime kanë ardhur pasi mbrëmë në Pressing të T7, ministri i Infrastrukturës dhe zyrtari i lartë i AAK-së, Pal Lekaj, teksa ka komentuar deklarimet e ambasadorin zviceran të bëra në Skenderaj, ka thënë se po të kishte kompetenca do ta dëbonte nga Kosova.

“Vetëm shkarkimi i këtij ministri mund të jetë i mjaftueshëm si kërkim falje ndaj një vendi mik si Zvicra”, ka shkruar Hoti, raporton Gazeta Express.

Për këtë deklaratë Pal Lekaj ka marrë kritika të shumta nga figura të ndryshme publike në vendin tonë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.