Uji Dea

Edhe Alban Meha i bashkohet Kosovës

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Alban Meha e ka ndjekur rrugën e Milot Rashicës, duke iu bashkuar Përfaqësueses së Kosovës

Në grupin e tij zyrtar dhe të verifikuar në Facebook, mesfushori kosovar e ka bërë të ditur vendimin e tij, shkruan Zëri.

ARKATANA

“Kosova. A.M 17”, ka postuar Meha, duke ia përcjellë këtij postimi një fotografi me fanellën e Kosovës.

Meha ka luajtur për Shqipërinë viteve të fundit, por nuk u ftua nga trajneri Gianni de Biasi në Evropianin e Francës. /Zëri/