Fundamenti

Edhe 56 ndërmarrje shoqërore në duar të uzurpatorëve

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Sipas të dhënave të fundit, të cilat janë publikuar të martën nga Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), shihet se në gjithë territorin e Kosovës edhe 56 ndërmarrje shoqërore (NSH) janë në duar të uzurpatorëve. Pjesa dërrmuese e këtyre ndërmarrjeve të uzurpuara gjenden në rajonin e Mitrovicës.

Edhe 56 ndërmarrje shoqërore në gjithë territorin e Kosovës edhe më tutje mbeten në duar të uzurpatorëve të ndryshëm. Kohë më parë Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) kishte nisur aksionin për largimin e uzurpatorëve nga pronat shoqërore, por që nuk ka arritur t’i lirojë të gjitha ndërmarrjet shoqërore, të cilat janë në menaxhim të AKP-së.

Sipas të dhënave të fundit, të cilat janë publikuar të martën nga Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), shihet se në gjithë territorin e Kosovës edhe 56 ndërmarrje shoqërore (NSH) janë në dorë të uzurpatorëve.

ARKATANA

Sipas të dhënave të publikuara shihet se në rajonin e Prishtinës janë 6 ndërmarrje të uzurpuara, në rajonin e Pejës janë 12, në rajonin e Prizrenit nuk ka asnjë ndërmarrje të uzurpuar, në rajonin e Gjilanit po ashtu nuk ka asnjë ndërmarrje, si dhe në rajonin e Mitrovicës janë 39 ndërmarrje shoqërore, të cilat nga përfundimi i luftës, por edhe sot e kësaj dite ndodhen në dorë të uzurpatorëve të ndryshëm.

Gjithnjë duke u bazuar në të dhëna zyrtare të AKP-së shihet se prej 56 ndërmarrjeve shoqërore 10 prej tyre janë të uzurpuar nga persona juridikë, si dhe 46 të tjera janë të uzurpuara nga persona fizikë./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.