RCCOLA

Edhe 105 vjeçarja në Facebook

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Më herët gjatë vitit, një grua 101-vjeçare e cila jeton në Menlo Park në Kaliforni (në lagjen afër zyrave qëndrore të Facebook) u kurorëzua me titullin e përdorueses më të vjetër në rrjetin social.

Megjithatë, sipas ABC News, një tjetër grua 105-vjeçare nga New Mexico është pronarja e ligjshme e këtij titulli, pasi që ajo është më e moshuar sesa plaka tjetër e cila e morri titullin.

Lidhur me këtë temë, televizioni publikoi një storje rreth Maria Colunia Segura-Metzgar, e cila mbushi 105 vjet gjatë kësaj jave dhe e përdor Facebook-un për t’i mbajtur kontaktet me fëmijët, nipat dhe mbesat e saj.

Fundamenti

Njëri nga nipat e saj, i cili e kishte hapur profilin e saj, tha se ai u përpoq që të pasqyrojë saktë ditëlindjen e gjyshes Segura-Metzgar, por Facebook e kundërshtoi atë.

“Unë u përpoqa të hap llogarinë e saj në Facebook disa muaj më parë, por Facebook nuk e pranonte ditëlindjen e saj. Pastaj unë u përpoqa përsëri dhe e regjistrova atë si 101 vjeçare, edhe pse ajo ishte 104 vjet e vjetër … Tani në Facebook ajo figuron si 102 vjeçare, kur në të vërtetë, ajo është 105 vjeç” tha nipi i saj i cili e ka regjistruar gjyshen e tij për ta bërë atë fituese dhe sensacion në tërë botën. / Telegrafi /