ARKATANA

Eddie Feka, kuzhinieri i suksesshëm në Çikago

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Eddie Feka është pronar dhe kuzhinier në “Pizza Adamo” në Naperville të Çikagos. Ai ka treguar si filloi të gatuajë, cili është ushqimi i preferuar dhe prejardhjen e tij.

Eddie Feka është pronar dhe kuzhinier në “Pizza Adamo” në Naperville të Çikagos. Biznesi i tij është shumë i suksesshëm dhe i frekuentuar.

Ai në një intervistë për ‘Chicago Tribune’ flet për ushqimin e preferuar, si filloi me këtë biznes dhe çka ju rekomandon klientëve, përcjell albinfo.ch.

40-vjeçari në fillim është shprehur se buka është ushqimi i preferuar dhe nga kjo filloi gjithçka. “I ardhur nga vend i varfër si Shqipëria, buka është kryesorja. Ju nuk thoni se po shkojmë të hamë mëngjes ose drekë e darkë, ju thoni po shkojmë me ngrënë bukë. Në varësi të ditës, megjithatë, buka është baza e çdo gjëje”, ka thënë ai.

ARKATANA

Feka ka treguar si filloi të merret me gatim. “Kam qenë i vogël, nëna dhe babai im shkonin të punonin nga 5:30 paradite dhe unë për të ushqyer veten kam filluar të gatuaj. Ndonjë tingëllon keq, por kështu kam filluar”.

40-vjeçari shton se nuk ka mësuar në fillim asgjë nga televizionet. “Nuk kishim asnjë TV, sepse gjëra të tilla ishin të censuruara. Unë kam parë familjarët e mi duke përgatitur, sepse kemi qenë një familje e madhe me xhaxhallarë, gjyshërit e mi, prindërit e mi, të gjithë kemi jetuar në një çati. Kam filluar të gatuaj në moshën 15-vjeçare. E kam mësuar veten dhe gruan time”, ka shtuar ai.

Tri kuzhinat e preferuara të tij janë të Lindjes së Mesme, italiane dhe amerikane. Ai ka shtuar se gjëja më e mirë që ka ngrënë është supa verore që e kanë bërë në Shqipëri me perime të freskëta dhe ka shije të jashtëzakonshme.

http://www.albinfo.ch/eddie-feka-kuzhinieri-i-suksesshem-ne-cikago/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.