ARKATANA

Eda Zari, “një sensacion në vete”

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

“Kush nuk ka qenë aty, ka humbur diçka: Qoftë edhe vetë këngëtarja është një sensacion në vete…”, shkruan shtypi gjerman për divën shqiptare.

Në kuadrin e një “Nate kontrastesh” të mbajtur në Lorrach, këngëtarja e xhazit nga Shqipëria me qëndrim në Gjermani, Eda Zari ka magjepsur dëgjuesit e saj me iso-polifoninë e sjellë nga atdheu i saj. Zari në Shqipëri ka studiuar këndimin dhe ka njohur me themel iso-polifoninë, muzikën e vënën nën mbrojtje të Unesko-s. Një muzikë që shënon koncertin e saj me harmoni të pazakonshme dhe që ngjall mallin për vendlindjen, shkruan gazeta “Die oberbadische”.

Në koncert pati edhe një përpjekje të Eda Zarit për të vendosur një urë në mes të saj dhe publikut, duke joshur të pranishmit për t`i bërë ison këngëve të saj.

HW

Kush nuk ka qenë aty, ka humbur diçka: Qoftë edhe vetë këngëtarja është një sensacion në vete. Zëri i saj është jashtëzakonisht shumështresor: Nga tingulli i ngrohtë, i errët, intim nëpër psherëtimat ëndërrimtare ai përfundon te pjesët ekspresive solo që ngjajnë me muzikën flamenco.

Dhe jo vetëm kjo: Eda Zari, duke bërë nga një hyrje me fjalët e saj për secilën këngë, i merr të gjithë dëgjuesit me vete në një udhëtim fascinues.

Aftësia e Zarit për ndryshime është enorme, ashtu sikurse edhe e instrumentistëve që e shoqërojnë, shkruan gazeta. Ajo di të bëjë me po aq kolorit zëri si pijanecin qesharak ashtu edhe të rrëfejë dashurinë e brishtë apo edhe pikëllimin e një nëne të vrarë në holokaust…

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.