“Ecolog” rrit investimet në Kosovë

Përfaqësuesi i kompanisë “Ekolog”, Abdylmenaf Bexheti, në një intervistë për gazetën “Zëri”, thotë se deri më tash kanë investuar në Kosovë nga motivi socio-ekonomik, sesa motivet e profitit. Bexheti paralajmëroi rritjen e investimeve në Kosovë, në sektorin e ujit, ndërtimtarinë, si dhe energjetikës.
Zëri: Sa po shfrytëzohen potencialet e diasporës për investime në Kosovë?
Bexheti: Nëse marrim kontributin e përgjithshëm të tyre me trasferet dhe remitancat, mund të thuhet se ka komponentë më kontribuues në ekonominë e Kosovës, por nga aspekti i konsumit. E në aspektin e investimeve fatkeqësisht ende jo aq sa duhet, por përpjesëtimisht si është potenciali. Diaspora jonë fatmirësisht ka edhe shumë afaristë të suksesshëm jashtë, ku dhjetëra prej tyre aktualisht janë në Kosovë, e të cilët mund të jenë ndër afaristët më të suksesshëm në regjion.