Fundamenti

“Ecohigjiena” porosit vitiasit – paguani borxhet pastaj kërkoni shërbime

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Gerhard Dummer nga Ecohigjiena tha se kjo kompani është duke bërë përpjekje maksimale për të përmirësuar shërbimet në të gjitha komunat , por kërkoj nga qytetarët që t`i kryejnë obligimet ndaj kompanisë pasi që sipas tij për shkak të mos kryerjes së këtyre obligimeve, deri me tani kjo kompani nuk ka pasur mundësi t`i paguaj pagat për punëtorët e saj dhe atë për muajin nëntor. “Qytetarët me të vërtetë kanë të drejtë të kërkojnë shërbime më efikase , por gjithashtu duhet t`i kryejnë obligimet ndaj kompanisë , në muajin nëntor i kemi inkasuar vetëm 37% e mjeteve në tërësi ndërsa në Komunën e Vitisë janë inkasuar 22 % me këtë është pothuajse e pamundur të mbulohen shpenzimet për pagat e punëtorëve” u shpreh Dummer.

Kryetari i Komunës së Vitisë ka pritur të mërkurën përfaqësues të Kompanisë “Ecohigjena” ku kanë diskutuar rreth shërbimeve për grumbullimin e mbeturinave që ofrohen nga kjo kompani në komunën e Vitisë .

Me këtë rast kryetari Arifi tha se nga kontaktet e drejtpërdrejta me qytetarë ata janë shprehur të pakënaqur me shërbimet për grumbullimin e mbeturinave duke kërkuar nga përfaqësuesit e kësaj kompanie që të përmirësojnë cilësinë e shërbimeve. “Kërkojë që kompania juaj të përmirësoj shërbimet ndaj qytetarëve tanë pasi që ata shprehën të pakënaqur si në grumbullimin e tyre ashtu edhe në faturim, mendoj se nëse kjo kompani do të bënte përmirësimin e shërbimeve atëherë edhe inkasimi i mjeteve do të jetë më i madh” u shpreh Arifi.

FIDANISHTJA

Ndërsa Gerhard Dummer tha se kjo kompani është duke bërë përpjekje maksimale për të përmirësuar shërbimet në të gjitha komunat , por kërkoj nga qytetarët që t`i kryejnë obligimet ndaj kompanisë pasi që sipas tij për shkak të mos kryerjes së këtyre obligimeve deri me tani kjo kompani nuk ka pasur mundësi t`i paguaj pagat për punëtorët e saj dhe atë për muajin nëntor. “Qytetarët me të vërtetë kanë të drejtë të kërkojnë shërbime më efikase , por gjithashtu duhet t`i kryejnë obligimet ndaj kompanisë , në muajin nëntor i kemi inkasuar vetëm 37% e mjeteve në tërësi ndërsa në Komunën e Vitisë janë inkasuar 22 % me këtë është pothuajse e pamundur të mbulohen shpenzimet për pagat e punëtorëve” u shpreh Dummer.

Ai gjithashtu kërkoj nga komuna e Vitisë që t`i kryej obligimet e mbetura ndaj kësaj kompanie. Ndërsa Drejtori për Ekonomi Financa dhe Zhvillim Islam Jashari sqaroi se vonesat në kryerjen e pagesave të komunës ndaj kësaj kompanie janë bërë për shkak se kjo kompani nuk ka proceduar faturat me kohë.” Problemi për mos kryerjen e këtyre pagesave nuk është të komuna e Vitisë por të kompania “Ecohigjiena “ pasi që nuk janë proceduar me kohë dhe në mënyrë të rregullt faturat. Megjithatë ne do të bëjmë përpjekje maksimale që t`i paguajmë obligimet e mbetura sa më parë ashtu siç komuna jonë nuk i ka mbetur borxh KEK-ut dhe Postës ” u shpreh Jashari.

Gjatë këtij takimi është folur edhe rreth mundësisë së bashkëpunimit të Komunës me këtë kompani si dhe rreth përmirësimit të shërbimeve ndaj qytetarëve. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.