“Eco – Higjiena” vizitohet nga Ministria e Punëve të Jashtme e Austrisë

Gjilan – Kompania “Eco – Higjiena” të enjten ka pritur një delegacion të nivelit të lartë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Austrisë, Bankës Austriake për zhvillim ekonomik dhe Agjencisë për zhvillim të Austrisë në Botën e jashtme. Bajram Isufi, Gerhard Dummer dhe Senad Ramaj e kanë njoftuar delegacionin për sukseset e kompanisë, por edhe për sfidat dhe projektet që ka kjo kompani për të ardhmen.
Kompaninë “Eco – Higjiena” e cila konsiderohet si storie e suksesit në Kosovë të enjten e ka vizituar një delegacion i lartë i shtetit austriak.
Drejtori ekzekutiv Bajram Isufi, Gerhard Dummer përfaqësues i “Moser Group” dhe Senad Ramaj anëtar i bordit e kanë njoftuar delegacionin e Ministrisë së Punëve të Jashtme, atë të Bankës austriake për zhvillim ekonomik dhe Agjencinë për zhvillim të Austrisë me të arriturat e kompanisë, sfidat dhe projektet që ka kjo kompani në të ardhmen.
Delegacioni austriak së bashku me menaxhmentin e “Eco – Higjiena” kanë vizituar qytetin dhe punët që po bënë kompania.
Bajram Isufi ka thënë me këtë rast se puna e “Eco – Higjienës” po vlerësohet lart nga qytetarët dhe komunat partnere në Anamoravë. “Ne po mundohemi të bëjmë punën tonë në mënyrën më profesionale duke rritur kapacitetet tona dhe duke ofruar shërbime sa më cilësore”./rajonipress/