RCCOLA

“Eco-Higjiena” storie e suksesit njëvjeçar

/ 5 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Pas një viti të aktivitetit ka ardhur koha të paraqitet raporti i punës. Përfolja nga kritikët e projektit dhe frika se do të vije deri te reduktimi i stafit, kjo nuk ndodhi. Përkundrazi , krahas 141 punonjësve të punësuar, tani punojnë 4 kolegë më shumë se në fillim të partneritetit, ka raportuar kryetari i bordit Christian Moser.

Bordi i drejtorëve dhe kryeshefi ekzekutiv Bajram Isufi, u kanë raportuar aksionarëve të kompanisë “Eco-Higjiena”, për punën e saj një vjeçare.

Pas një përgatitje të kujdesshme, “Eco-Higjiena” filloi punën më 1 Korrik 2012, dhe veprimtarin e saj të partneritetit me komunën e Gjilanit, Vitisë dhe Kamenicës në njërën anë dhe “Moser-Group” nga Austria në anën tjetër.

Dhe pas një viti të aktivitetit ka ardhur koha të paraqitet raporti i punës. Përfolja nga kritikët e projektit dhe frika se do të vije deri te reduktimi i stafit, kjo nuk ndodhi. “Përkundrazi , krahas 141 punonjësve të punësuar, tani punojnë 4 kolegë më shumë se në fillim të partneritetit”, ka raportuar kryetari i bordit Christian Moser.

Gjithashtu, të gjitha kontratat e punës që skaduan në fund të vitit 2012, u vazhduan për dy vjet, në mënyrë që të potencohet se ekziston vullneti i fuqishëm për të siguruar vendet e punës për periudhë afatgjate.

Nëpërmjet angazhimit këmbëngulës të kryetarit Qemajl Mustafa, pas tri viteve të ndërtimit, u arrit me ndihmën e qeverisë së Kosovës dhe investimeve të para të Moser-Group , të fillohet me punë në objektin e ri të administratës dhe ofiçinës për servisim. Si rezultat i kësaj, është ulur ndjeshëm trafiku i kamionëve në qendër të qytetit dhe hapësira e mëparshme është e lirë për projekte të reja në shërbim të qytetarëve të Gjilanit .

Bekimi i vatrës se re të kompanisë Eco-Higjiena nga Imami Agim Hyseni , me rastin e ceremoninë së inaugurimit bashkë me stafin dhe shumë mysafirë të nderit, u vendos një gur themel i rëndësishëm për zhvillimin e mëtejshëm të shërbimeve komunale në Gjilan .
Njëkohësisht , Moser-Group ndërtesën e pajisi me mobile të reja të zyreve nga kompania Euro-Model. Investimi ne sistemin e IT-ës nga teknologjia më e re, përmirësoj shumë kushtet e punës në administratë. Programi ALPHA nga IMB/Kosova, ka kontribuar shumë në administrimin dhe menaxhimin e data-bazës të më shumë se 20.000 klientëve.

Mobi Casa

Mbi 20 milion kilogram mbetje urbane ku përfshihen mbeturinat e Amvisnise, të bizneseve, ato industriale etj u barten dhe u grumbulluan për në deponi. Nga këto kompania pagoi mbi 150 000 Euro.

Në tërësi, deri më tani në Gjilan janë shpërndarë 4,000 hedhurinar në amvisëri dhe janë vendos 100 hedhurinar të mëdhenj në qytet . Senad Ramaj , projekt-menaxher në Moser-Group , përherë u potencon qytetarëve se sa e rëndësishme është mbyllja e kapakut të hedhurinarëve për higjienën dhe imazhin e qytetit të Gjilanit. Edhe vendosja e hedhurinarëve nga graniti, të prodhuar nga kompania ARENA me cilësi të lartë, dukshëm ka përmirësuar pamjen e qendrës së Gjilanit.

Në Shkurt të këtij viti u dërguan për trajnim në Gjermani 7 bashkëpunëtorë teknik të kompanisë, dhe me këtë rast sollën dy kamion modern të teknologjisë së re ekologjike me standarde të reja të sigurisë.

Përmirësimi i tregut të gjelbërt, sigurimi i vendeve të punës në periudha afatgjata si dhe përmirësimi i shërbimeve publike Christian Moser i she këto si objektiva kryesore të partneritetit për të ardhmen dhe vitet në vijim.

Vlen të përmendet bashkëpunimi shumë i mirë me Përgjegjësin e Shërbimeve Publike Azem Mujku në komunën e Gjilanit dhe e me drejtor Agim Hazirin, në komunën e Vitisë , në përmirësimin e shërbimeve komunale. Edhe pse jemi larg nga arritjet e standardeve të dëshiruara , të gjitha palët janë duke angazhuar forcat e tyre në realizimin e objektivave, thekson kryeshefi ekzekutiv Bajram Iusufi .

Falënderim i veçantë, përveç partnerëve dhe mbështetësve të projektit, ju takon të gjithë klientëve tani të cilët paguajnë shërbimet tona dhe me këtë mënyrë na mundësojnë ne kryerjen e shërbimeve ashtu siç është edhe motoja jonë NË SHËRBIMIN TUAJ, po ashtu edhe stafit të cilët me punën e tyre japin kontributin e rëndësishëm në zhvillimin e kompanisë Eco-Higjiena dhe në mirëmbajtjen dhe pastrimin e qytetit.

Dëshira më e madhe do të ishte për të ardhmen që qytetaret më shumë se tani të paguhen Faturat për Mbeturina dhe ato mos të hedhen pa kujdesshëm nëpër rrugë dhe sipërfaqe të gjelbëruara./rajonipress/