FIDANISHTJA

“Eco – Higjiena” storie e suksesit apo … kanë shibla në sy (!?!)

/ 9 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Meqë nuk qe në gjendje „Komisioni i aksionarëve“ të ndihmoj dhe të ofroj zgjidhje për situatën e krijuar, përpos të thërrasin në ndihmë Kryetarin, atëherë, menagjmenti i kompanisë bashkë me Kryetarin Lutfi Haziri, arritën të krijojnë një plan afatmesëm dhe të tejkalojnë atë krizë. U arrit marrëveshje, kur kryetari bisedoj me përgjegjësit e KMDK-ës, dhe që atëherë Ecohigjiena shlyen borxhe të vjetra, të kompanisë KRM Higjiena edhe pse nuk qe e obliguar me marrëveshje të PPP. Që atëherë, kompania dhe menagjmenti e dine se kanë një kryetar ku mund të drejtohen dhe ai e di se ku mund të mbështetet dhe kjo bëri që kompania të përmbyll vitin me sukses dhe ruajti stabilitetin e vet me një shkallë inkasimi rreth 85 %. Ecohigjiena ka përmbyllur vitin 2015 fatmirësish më mirë sesa është pritur është kuindërpërgjigjur Senad Rama.

Të shtyrë për të marr qëndrim pas publikimit të njoftimit në portalet mediale rajonale dhe për hir të atyre që gjatë gjithë kësaj periudhe na qëndruan besnik dhe na mbështetën ndër sfida të ndryshme, sepse nderi dhe respekti ju takon atyre, le të flasim paksa me shifra ekonomike dhe të tregojmë edhe ne storien tonë …kështu e nis reagimin e tij Senad Rama pas deklaratave të Xhelal Jetishit se kjo kompani s`ka pasur rezultate në vitin 2015.

Deri në vitin 2012 para startimit të kompanisë Eco-Higjiena sh.p.k. shkalla e inkasimit ishte përafërsisht 50 % që nuk mjaftonte për të ekzistuar si kompani.

Gjatë vitit 2010-deri më 2012 ishte në fuqi „kushtëzimi“ i cili i mundësoj kompanisë së atëhershme të arrihet inkasim përafërsisht deri në 60 % që nënkuptohej pagesat e borxheve të vjetra. (Sot është mbi 85 %. ! Vallë mos kjo ka joshur apetitet e dikujt ? )

Nga Korriku 2012 filloj rrugëtimi i kompanisë Eco-Higjiena me plotë vështirësi dhe peripeci të cilat nuk ishin të parashikuara me marrëveshje të partneritetit por, të paramenduara nga forcat dështake që u ndan nga ne. U organizua greva e par në shtator 2012 për 3 ditë rresht. Forcat e tilla të errëta që organizuan një gjë të tillë përpiqen edhe sot e kësaj dite të veprojnë nën petkun politik e herë herë institucional duke shantazhuar, kërcënuar dhe frikësuar me qëllim të largimit të partnerit austriak. Ai u fy , ai u sha dhe iu tha çdo gjë që është më e pistë për të në media dhe publik deri edhe në ngitje të akuzave dhe padive të ndryshme.

Megjithatë, siç ishte e parashikuar në marrëveshje austriakët startuan me investime.

Në fillim të periudhës 2013, U sollën kamionët përkatës dhe hedhurinarët nga Austria. U soll teknika e re kompjuterike dhe sistemi i IT-së për të avancuar kontabilitetin, përllogaritjen dhe printimin e fakturave. Për herë të parë gjatë historisë së kompanisë u arritën të përgatitën dhe të printohen brenda ditës të gjitha fakturat për klientët që shërbehen. Këtë nuk e arrijnë as sot e kësaj dite kompanitë simotra gjithandej Kosovës. U investua në punëtori të re për servisim të automjeteve. U investua në mobileri dhe inventar të ri të zyreve për punë administrative. U investua në elektrifikim, kanalizim dhe pajisje të rrjetit kompjuterik. U bë transferimi nga ish shtallat e kuajve te atëhershëm të cilat qenë të adaptuara për zyre , në objekt të ri i cili rrinte i pashfrytëzuar që nga 2010 deri më 2013.

Po, u shfuqizua „kushtëzimi „ i cili më pastaj nxiti rënien e inkasimit nën 45 %! Menagjmenti i mbështetur nga Bordi i Drejtorëve bashkë me kolegët austriak arritën përmes organizimit dhe riorganizimit brenda disa muajve të kapin situatën nën kontroll dhe filloj përmes vetëdijesimit, shërbimit cilësor dhe fal angazhimit të tërë stafit të inkasantëve, të përmirësohet gjendja financiare. Etapa e par e suksesit të kompanisë u arrit me stabilizimin e të hyrave financiare dhe mbulimi i shpenzimeve. Viti 2013 u mbyll me sukses pra, barazim i hyrje = daljeve. Nëse ky nuk është sukses atëherë, le të shihen kompanitë tjera publike ku ndodhen ato.

Viti 2014 ishte vit i paraparë për investim në pajisje dhe teknikë. Përgatitja e fazës së dytë , riorganizim në grumbullim dhe përgatitje për separim të fraksioneve të mbetjeve urbane në Lagjen Dardani dhe Dheu i Bardh dhe investim në modernizim të tregut të gjelbërt siç ishte e parashikuar edhe në plan dinamik të marrëveshjes. Në Shkurt -Mars 2014 u ndërpre projekti për riorganizim dhe përgatitje të separimit , për shkak të presioneve të paparashikuara deri atëherë. Megjithatë, fokusi i kompanisë u përcaktua në ngritje të të hyrave dhe ulje të shpenzimeve gjë që rezultojë për herë të parë në historinë i një kompanie të tillë në Republikën e Kosovës që të krijohet një cash flow real prej 40,000- €. Nëse ky nuk është sukses brenda dy vjet menaxhim dhe operim, atëherë dikush ka problem me shqisa të të pamurit. Viti 2014 mund të thuhet ishte edhe sfida e par e Kompanisë me jurisprodencën kosovare.

Viti 2015 qe vit i sfidave të veçanta juridike dhe ekonomike. Ai startoj me ogur të keq! Kompanisë iu vërsulën hijenat të cilat menduam se i hoqëm qafe. Nga brenda dhe jashtë organizuan komplote dhe makinacione për të krijuar gjendjen faktike dhe për të kthyer në periudhë të përparme meqë nuk pranonin realitetin e ri të suksesit. Ky sfidim iu kushtoj dy menagjerve të cilët deri atëherë ishin të suksesshëm duke marr mbi vete barrën e përgjegjësisë dhe i dhanë mundësinë rrugëtimit të ri kompanisë. Proceset e tilla të cilat në Austri do të përfundonin me një epilog tërësisht tjetër në favor të kompanisë sesa këtu në Kosovë, bënë që kompanisë Eco-Higjiena me pa të drejtë, së pari të ia bllokojnë xhirollogaritë, pastaj u „plaçkit“ në kuptimin e plot të fjalës, për shkak të borxheve të vjetra që kishte Kompania KRM Higjiena ndaj furnitorëve dhe KMDK –ës , duke ia trasuar kështu rrugën për falimentim.

Mobi Casa

Meqë nuk qe në gjendje „Komisioni i akcionerëve“ të ndihmoj dhe të ofroj zgjidhje për situatën e krijuar, përpos të thërrasin në ndihmë Kryetarin, atëherë, menagjmenti i kompanisë bashkë me Kryetarin Lutfi Haziri, arritën të krijojnë një plan afatmesëm dhe të tejkalojnë atë krizë. U arrit marrëveshje, kur kryetari bisedoj me përgjegjësit e KMDK-ës, dhe që atëherë Ecohigjiena shlyen borxhe të vjetra, të kompanisë KRM Higjiena edhe pse nuk qe e obliguar me marrëveshje të PPP. Që atëherë, kompania dhe menagjmenti e dine se kanë një kryetar ku mund të drejtohen dhe ai e di se ku mund të mbështetet dhe kjo bëri që kompania të përmbyll vitin me sukses dhe ruajti stabilitetin e vet me një shkallë inkasimi rreth 85 %.

Ecohigjiena ka përmbyllur vitin 2015 fatmirësish më mirë sesa është pritur. Dhe po që se edhe drejtoria e Shërbimeve Publike do kishte paguar obligimet e saj ndaj kompanisë, që kapin vlerën afro 70 ,000- € atëherë, ndaj institucionit ATK do të kishim obligim për 100.000 € më pak. Po citojmë thënien e një personi në menagjment kur thotë: kam pranuar detyrën me 6 faqe borxhlinj të trashëguar që para 2012 dhe ua kemi lar borxhet.

Ajo ka paguar me kohë pagat e të gjithë të punësuarve; ka paguar të gjitha kontributet e punonjësve; ka paguar këstet e parapara për borxhet e KRM Higjiena në vlerë të paraparë dhe kohë të caktuar;Ka paguar të gjitha obligimet ndaj furnitorëve të saj në vlerë dhe kohë të caktuar; ka paguar detyrimet e parapara ndaj ATK-ës për periudhën 2015. Këtë sukses të kompanisë edhe pse ia mohojnë disa, shumë të tjerë do të ishin skajshmërisht të lumtur po të ishin në vendin e saj apo në ballë të saj.

Ky ishte viti i tret i operimit dhe menagjimit të kompanisë nga ana e austriakëve. Dhe nëse kjo nuk vërehet, atëherë dikush ka shibla në sy !

Ecohigjiena beson se partnerët e saj do të gjejnë kohën dhe hapësirën qoftë në Kosovë apo në Austri për të tejkaluar diferencat nëse ka të tilla. Ajo që na bënë veçanërisht krenar është që kompania Ecohigjiena, e sidomos pala private ka një Bord të drejtorëve në mesin e të cilit aderojnë 3 persona me 4 tituj doktor shkencash të lamive ekonomike dhe juridike dhe menagjment me përgatitje të larta shkencore të profileve të ndryshme dhe nuk e kemi frikën se do të lajthitim, që dikush pretendon duke thënë se nuk kemi sens afarizmi. Epo atyre mund të ju themi se, ai që ka marruar vegshin din ta maroj edhe vegën.

Sot jemi të lumtur që gëzojmë fatin të jetojmë vitet e lirisë së fjalës dhe të të shkruarit dhe të thënit të vërtetës por, ( edhe të pavërtetës), pa pasur frikë se do të ndëshkohesh për `to që thua dhe jo vitet e para ’99-ës, që për të vërtetën ndëshkoheshe dhe katandiseshe dhe nuk të dihej as nami as nishani.

Të sfiduar ndër stuhi, të përkushtuar në bor e shi dhe e gatshme të përgjigjet dhe kryej detyrat qe i takojnë në çdo kohë, kjo është Eco-Higjiena.

Ecohigjiena është kompani e mbeturinave por, nuk është mbeturinë, siç pretendohet nga disa.

Të pështysh përpjekjet është rrezik të pështyhesh vet, thotë një fjalë popullore ndërsa, një tjetër thotë: të p…resh në erë ka gjasë se lagesh.

Por, Zot ua fal , se nuk dinë se ç‘flasin ka shkruar në reagimin e tij Senad Rama drejtor në Ecohigjiena./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.