Gjilan – Kryetari i komunës Sokol Haliti morri pjesë në Kuvendin e jashtëzakonshëm të Kompanisë “Eco – Higjiena”, Sh.P.K, ku është folur rreth menaxhimit dhe ecurisë së punës së kësaj kompanie. Njëkohësisht, është biseduar edhe për planet, por edhe me problemet me të cilat po ballafaqohet “Eco – Higjiena”.
Në këtë mbledhje, ku ishin të ftuar edhe kryetarët e komunave Gjilan e Kamenicë, partnerët privat, si dhe anëtarët e bordit, u diskutua ngritja e tarifës së grumbullim-bartjes së mbeturinave sipas nenit 11 të Ligjit PPP-së.
Gjithashtu, në këtë takim u pasqyruan zhvillimet e kompanisë “Eco – Higjiena”, përgjatë vitit 2022 dhe u raportua rreth aktiviteteve gjatë kësaj periudhe./rajonipress/