Fundamenti

“Eco – Higjiena” shpërndan kontejnerët e parë për seleksionim të mbeturinave

/ 2 minuta lexim

Viti – Kompania rajonale për menaxhim të mbeturinave ECO-Higjiena, ka filluar implementimin e një pilot projekti për shpërndarjen e kontejnerëve në qytetin e Vitisë, si formë studimi për formën e riciklimit të mbeturinave nga qytetarët. Haxhi Qerimi udhëheqës i Njësisë “Eco-Higjiena” në Viti ka theksuar se kjo formë studimi për të praktikuar riciklimin e mbeturinave është bërë me përzgjedhjen e familjeve që janë para pagues të rregullt të kompanisë dhe fillimisht janë shpërndarë këta kontejnerë në 12 familje.

“Për 6 javë do të jemi në kontakt të vazhdueshëm për të monitoruar se si po ecën ky proces, në mënyrë që nëse ka efikasitet atëherë të zgjerohet ky projekt në tërë qytetin Vitisë. Kjo është e domosdoshme të praktikohet edhe nëpër lokalitete, pasi që do të jetë një formë shumë e mirë ku bëhet ndarja e mbeturinave të aluminit dhe mbeturinave të amvisërisë. Shpresojmë shumë që ky projekt do të ketë rezultat dhe nëse vlerësohet si projekt i suksesshëm atëherë do të shtrijmë edhe në familjet tjera ndarjen e këtyre kontejnerëve”, tha Qerimi.

Zv. kryetari i komunës së Vitisë Hasan Aliu u shpreh se kjo formë e seleksionimit të mbeturinave, do të jetë një model i mirë dhe shpresoj që të shtrihet ky projekt pasi që konsideroj se është formë më e moderuar dhe avancuar që është në të mirë edhe të qytetarëve por edhe kompanisë që e kryen këtë shërbim.

RCCOLA

Edhe për drejtorin e Drejtorisë së Shërbimeve Publike Nexhmedin Jakupin, ky projekt është i domosdoshëm dhe shumë i moderuar që do të jetë shumë produktiv për faktin se seleksionimi i mbeturinave ndikon pozitivisht në ndarjen e tyre dhe riciklimin sa më të lehtë.

Ndarja e kontejnerëve, në mesin e 12 familjeve, ju nda solemnisht familjes së Fadil Bekteshit që u përzgjodh si më e rregullt në parapagimin e shërbimeve të mbeturinave. /rajonipress/