RCCOLA

“Eco – Higjiena” punon edhe ditëve të festës

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Gjilan – Zyrtarët e “Eco Higjienës” kanë njoftuar se ata do të punojnë edhe gjatë festave për shkak të mundësisë që mund të kenë qytetarët dhe mërgimtarët për të kryer pagesat.

Fundamenti

Sipas zyrtarëve të “Eco – Higjiena” për ditët e festës do të punojë arka kryesore në qendër përballë PTK-së me datën 02.01.2016 dhe më 04.01.2016 nga ora 10 deri në ora 14.00. “Eco – Higjiena” ju mirëpret tek arka kryesore “Fehmi Agani” thuhet në njoftimin e kësaj kompanie./rajonipress/