Fundamenti

“Eco – Higjiena” pastron e zbukuron parqet publike

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Oborri i spitalit regjional në Gjilan tani është shndërruar në një park gjelbërimi. “Eco – Higjiena” me një aksion vullnetar e ka pastruar tërësisht oborrin e spitalit derisa Abdylatif Latifi thotë se do të krijohet një ambient i mirë për pushim të pacientëve tanë dhe qytetarëve në përgjithësi.

Oborri i spitalit të Gjilanit ka marrë një pamje krejt tjetër dhe kjo falë punëtorëve të “Eco – Higjienës” të cilët kanë ndërmarrë një aksion vullnetar për pastrimin dhe heqjen e bërllokut e të shumë mbeturinave, raporton rajonipress.

Çdo kalimtar rasti e vëren këtë ndryshim pozitiv dhe ky fakt e ka gëzuar edhe menaxhmentin e spitalit.

Drejtori i spitalit Abdylatif Latifi tha se investimet në mirëmbajtjen e oborrit të spitalit këto ditë kanë filluar me iniciativën e rregullimit të hapësirës gjelbëruese brenda hapësirës së spitalit. “I kemi prishë disa garazhe të vjetra të veturave të ndërtuara në vitet e 70-ta. Këto garazhe kanë qenë jofunksionale dhe janë keqpërdor nga përdoruesit e substancave narkotike” tha ai.

Si punë tjetër Latifi tha se spitali ka aranzhuar punët në ndërtimin e rrethojës përballë rrugës së Ferizajit dhe një pjesë të murit brenda hapësirës së spitalit. “Ky mur ka qenë i dëmtuar nga disa aksidente me vetura dhe koston e rrethojave ende se dimë sepse jemi në fazën e tenderimit. Do të investojmë edhe në hapësirat gjelbëruese afër objektit të pulmologjisë dhe jam i sigurt se do të krijohet një ambient i mirë për pushim të pacientëve tanë dhe qytetarëve në përgjithësi”.

Fundamenti

Latifi tha se rrethojat do të jenë të metalta e jo mure klasike.

Kurse Burim Kastrati zyrtar i lartë financiar në “Eco – Higjiena” tha se punëtorët e kësaj kompanie kanë ndërmarrë një aksion vullnetar në Spitalin Regjional të Gjilanit. “Pos mbjelljes së fidanëve të reja, “Eco – Higjiena” ka pastruar dhe krasitur edhe pishat dhe ka mënjanuar bërllokun e shumtë brenda oborrit” tha Kastrati.

Kastrati tha se pas shumë aksioneve nëpër qytet për pastrim të çdo pjese të qytetit kemi kryer edhe një aksion vullnetar edhe në oborrin e Spitalit Regjional në Gjilan.

“Aksionet po vazhdojnë edhe në pjesët tjera të qytetit. Po ashtu gjatë këtij muaji edhe në Viti kompania ka dërguar ekipe shtesë nga Gjilani për pastrim edhe më të madh të qytetit të Vitisë edhe në ato pjesë ku nuk kemi punë të kontraktuara” tha Kastrati./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.