“Eco – higjiena” ndodhet kudo, kujdeset maksimalisht për ambientin në Anamoravë
Viti – Punëtorët e “Eco – higjienës” i sheh kudo dhe të pranishëm në të gjitha komunat e Anamoravës. Ata kujdesen për ambientin e pastër dhe së fundit ata kanë nisur të menaxhojnë me mbeturina edhe në fshatrat e Komunës së Vitisë.
Ka filluar të mërkurën menaxhimi i mbeturinave në Zhiti e Ballancë të Vitisë, projekt ky që po realizohet nga kompania “Eco higjiena”.
Kompania rajonale për menaxhimin e mbeturinave “Eco Higjiena”, që nga sot ka filluar të zbatoj vendimin për të menaxhuar me mbeturinat në fshatrat Zhiti e Ballancë të komunës së Vitisë.
Realisht punëtorët e kësaj kompanie i has kudo dhe në çdo cep të Anamoravës. Ata kujdesen për ambientin e pastër, gjelbërimin dhe ndikojnë tek qytetarët në vetëdijesimin e tyre për të pasur ambient të pastër kudo.
Edhe kjo foto dëshmon për përkushtimin që kanë punëtorët e kësaj kompanie./rajonipress/


