RCCOLA

“Eco – Higjiena” ndihmon qytetarët, zhbllokon rrugët nga reshjet

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Ekipi i “Eco – Higjiena” gjatë tërë ditës ka qëndruar në aksion për të ndihmuar qytetarët dhe lagjet e vërshuara nga shiu. Bajram Isufi dhe Burim Kastrati të cilët kanë përcjellur nga afër vërshimet thanë për rajonipress se kanë bërë të pamundurën që lumi “Stanishorka” të bëjë më pak dëme.

Ekipi i “Eco-Higjiena” u është përgjigjur pozitivisht kërkesave të shumë qytetarëve, por edhe të lagjeve të vërshuara nga shiu. Eskavatori i kësaj kompanie ka kryer disa ndërhyrje tek lumi “Stanishorka” i cili ka vërshuar lagje të tëra, raporton rajonipress.

Fundamenti

Bajram Isufi drejtor ekzekutiv dhe Burim Kastrati drejtor financiar kanë inspektuar nga afër këto ndërhyrje. “Ne kemi bërë çmos që lumi “Stanishorka” të bëjë sa më pak dëme. Në të gjitha thirrjet e qytetarëve dhe të lagjeve të qytetit kemi treguar gatishmëri dhe jemi në gjendje që edhe ditëve tjera aty ku ka rrugë të bllokuara t`i zhbllokojmë ato” tha Isufi për rajonipress.

Isufi tha se eskavatori i “Eco – Higjiena” ka ndërhyrë dhe ka zhbllokuar disa rrugë për të bërë të mundur kalimin e qytetareve pa vështirësi./rajonipress/