Hidromorava

“Eco – Higjiena” model suksesi për komunat e Kosovës

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Kompania “Eco-Higjiena” po tregohet e suksesshme dhe shembull e model i Partneriteti Publiko Privat thanë Bajram Isufi e Sokol Haliti. Bajram Isufi tha se kjo kompani do të bëjë investime konkrete në këtë qytet dhe premtoj shërbime cilësore derisa Sokol Haliti tha se Partneriteti me këtë kompani është shumë i dobishëm dhe shtoj se janë për një partneritet edhe më të sinqertë.

Bajram Isufi, kryeshef ekzekutiv në “Eko-higjiena” në Gjilan, tha se janë në partneritet publik-privat, e cila mirëmban higjienën në Anamoravë. Sipas tij, kompania ka 170 punëtorë. Ai tha se në njësinë e Vitisë ka 21 punëtorë dhe përveç qytetit shërbime kryejnë edhe në 18 fshatra dhe mbledhin mbeturina në muaj 300 tonë, raporton rajonipress.

Ai tha se inkasimi në Viti është në rritje dhe çdo vit është në rritje. Isufi tha se ka dallim esencial nga viti në vit, sidomos ka ngritje të inkasimit dhe të shërbimeve profesionale që po bënë kompania çdo ditë.

Ai tha se edhe kryetari i komunës është i përkushtuar. Isufi tha se do të investojnë në kontejnerë të ri si dhe në ndarjen e mbeturinave. “Ne do të kujdesemi dhe do të bëjmë investime konkrete në të gjithë sektorët e Vitisë. Do të fillojmë me kontejner familjar për ta shtrirë aktivitetin në tërë fshatrat. Jemi model i partneritetit dhe do ta ruajmë këtë vlerësim shumë serioz e me përgjegjësi për kompaninë” tha Isufi.

Kryesuesi i Asamblesë Komunale të Vitisë, Naim Pira, ka thënë se është bërë punë e mirë nga kompania e nga stafi i komunës, por paraqiti shqetësimin se mekanizmi është i stërvjetruar dhe se gjatë bartjes së mbeturinave mund të dëgjohet era.

Sokol Haliti, kryetar i Vitisë, tha se janë aktiv për krijim të ambientit të biznesit edhe për partneritet publik-privat. “Synojmë zhvillimin, shërbime sa më të mira për qytetarë. Rezultatet tona vërehen, qytetarët, por edhe mërgimtarët janë të kënaqur me ambientin, por ne duam edhe më tepër në të ardhmen. Partneriteti duhet të funksionojë, ngase kemi territor sa Ferizaj, kemi 40 vendbanime dhe jemi komunë e gjerë që na nevojiten shërbime. Kërkoj hise në investime, në bord dhe në komision të aksionarëve dhe kërkoj rehabilitim të tërë sistemit”, ka thënë Haliti, duke shtuar se punët që i takojnë komunës do t’i kryejnë.

Haliti tha se skorien e suksesit të “Eco- Higienes” duhet ta ruajmë dhe ta avancojmë.”Partneriteti i mirë dhe i dyanshëm e shtynë përpara partneritetin e sinqertë” tha Haliti.

Uji Dea

Shaban Terziu, nga shoqëria civile, ka thënë se është koha e partneritetit publik-privat. “Eco-Higjiena” po dëshmon se partneriteti është i domosdoshëm sepse në Gjikan e Viti kjo komapni po tregohet e përkushtuar dhe shumë efektive” tha Terziu.

Dalip Dobërjanca, përfaqësues i fshatit Novosellë, ka kërkuar më shumë kontejnerë për fshatin e tij, me qëllim që të rritet pastërtia në fshat.

Xhemush Ramadani nga fshati Ballancë, tha se komuniteti është për bashkëpunim, deri sa Imri Emërllahu, nga fshati Ramjan, ka thënë se ky fshat është shpallur më i pastërti, me një hektarë e gjysmë park, të shtruar me gurë natyral.

Ai ka kërkuar që mbeturinat të mos mblidhen me qese najloni, por me kontejnerë.

Ibrahim Sefedini nga OJQ “Elita”, ka thënë se janë të interesuar për sistem efektiv të grumbullimit të mbeturinave.

Ai tha se edhe shkollat kanë shprehur shqetësim se nuk kanë sistem të grumbullimit të mbeturinave e që është edhe shqetësim i inspeksionit. Ai ngriti edhe e shqetësimin e tarifave, derisa tha se edhe tregjet nuk i plotësojnë kriteret si dhe për deponinë në Gërlicë.

“Kërkojmë shërbim cilësorë”, thanë përfaqësuesit e fshatrave. Debati në temën “Eco higjiena në shërbim të qytetit të pastër të Vitisë është organizuar nga Klubi i Gazetarëve “Beqir Musliu” në Gjilan./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.