UBT

“Eco – Higjiena” kujdeset për ambientin e pastër edhe gjatë festës së 1 majit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Zyrtarët e Kompanisë “Eco – Higjiena” thanë se edhe këtë vit në Novobërdë do të kujdeset që për festën e 1 majit të gjitha mbeturinat të pastrohen në mënyrë që qytetarët të kenë një ambient të pastër e shëndoshë.

Leonora Ajeti Latifi në emër të Kompanisë “Eco – Higjiena” ka ftuar qytetarët e Gjilani dhe të Novobërdës duke i përkujtuar ata se kjo kompani kryen shërbimin e grumbullimit të mbeturinave edhe gjatë festes së 1 majit sipas orarit të rregullt.

Uji Dea

Njeherit njoftojmë qytetarët se për hir të 1 majit komuna e Novobërdës si çdo vit ashtu edhe ketë vit organizon manifestimin tradicional nën patronatin e komunës së bashku me Kompaninë “Eco – Higjiena”, andaj në bashkëpunim me kompaninë dhe komunën edhe është pastruar pjesa e kësaj komune nga punëtoret e kompanisë, vetëm që qytetaret ta kenë një ambient më të pastër.

Apel i kompanisë dhe komunës është që të përdoren shportat dhe qeset gjatë qëndrimit tuaj në Luginën e Stanishorit dhe ju lusim për mbështetje dhe për një ambient më të pastër./rajonipress/