“Eco- Higjiena” kujdeset edhe për vjeshtën

Gjilan – Në kohën kur ka filluar sezona e krasitjeve të drunjve punëtorët e “Eco – Higjiena” janë të pranishëm kudo. Bajram Isufi drejtor ekzekutiv në këtë kompani thotë se punëtorët e “Eco – Higjiena” po bëjnë të pamundurën që koha e vjeshtës të duket e pastër dhe me një ambient atraktiv.
Pos punëve të përditshme që kanë punëtorët e “Eco – Higjiena” në mirëmbajtjen e parqeve dhe pastrimin e tyre, ata ditëve të fundit janë duke u kujdesur edhe për sezonën e krasitjeve.
Punëtorët e kësaj kompanie tashmë i gjen kudo dhe po merren me krasitjen e drunjëve.”Për ne kjo ka shumë domethënie sepse ruajmë drunjtë dhe i bëjmë më atraktiv e më të pranueshëm për syrin” thotë Bajram Isufi drejtor ekzekutiv.
Isufi tha se punëtorët e kësaj kompanie po bëjnë të pamundurën që në këtë kohë vjeshte ambienti, parqet dhe hapësirat e gjelbërimit të duken sa më atraktive dhe më të pastra.
“Eco –Higjiena” mirëmban parqet, kujdeset për mbeturinat e qytetit të Gjilanit, por edhe të Kamenicës e Vitisë. Në të tria këto komuna ajo operon me sukses dhe ka marrë gjithmonë mirënjohje për punën profesionale që e bënë tash e sa vite duke u cilësuar kjo kompani si storia më e suksesshme e Partneritetit Publiko Privat në Kosovë./rajonipress/