“Eco – Higjiena” kujdeset edhe për mërgimtarët

Gjilan – Kompania “Eco – Higjiena” me të gjitha kapacitetet e saja ka ofruar shërbime edhe për mërgimtarët. Bajram Isufi e Burim Kastrati thonë se “Eco – Higjiena” është kujdesur maksimalisht që diaspora të ketë shërbime cilësore.
Sezona e ardhjes së bashkatdhetarëve ka dyfishuar edhe volumin e mbeturinave, derisa për ta është kujdesur “Eco – Higjiena”.
Përkundër kërkesave të shumta dhe mbeturinave të stërngarkuara në dy muajt e korrikut dhe gushtit Bajram Isufi drejtor ekzekutiv tha për rajonipress se kompania “Eco- Higjiena” ka treguar një kujdes më të shtuar për mërgimtarët. “Ne jemi treguar më të përkushtuar që mërgimtarët të kenë shërbime edhe të shpejta edhe cilësore. Jam i sigurt se kemi punuar natë e ditë që mos të kemi ankesa nga ana e tyre” tha Isufi.
Isufi dhe se “Eco – Higjiena” është e vendosur që të iu ofroj shërbime cilësore çdo familje dhe biznesi.” Normalisht që çështja e inkasimit mbetet prioritet i kompanisë sepse nëse kemi inkasim të kënaqshëm edhe kompania është në gjendje të shtoj kapacitetet dhe të ngritë edhe më shumë shërbimet” tha Isufi.
Burim Kastrati drejtor financiar tha se pavarësisht kushteve të mira dhe të shpejta që ofron “Eco – Higjiena”, mbetet që qytetarët të kryejnë obligimet e tyre sepse vetëm kështu mund të jemi më të saktë dhe më cilësor në shërbimet tona ditore./rajonipress/