UBT

“Eco – Higjiena” i hap dyert për nxënësit e shkollave të Gjilanit

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Në kuadër të projektit: “Duart e vogla ju Falënderojnë”, stafi i shkollës fillore të mesme të ulët “Vatra e Diturisë”, nga Livoçi i Epërm, kanë vizituar Kompaninë e Mbeturinave “Eco – Higjiena” në Gjilan, ku nga afër nxënësit janë informuar rreth mbarëvajtjes së punëve ditore në Kompani.

KKVITI

Senad Ramaj drejtor ekzekutiv tha se edukimi për ambientin dhe dashuria për të pasur qytet të pastër duhet të filloj nga shkollat fillore sepse aty merret bazamenti i diturisë.”Ne i njoftuam nxënësit me mënyrën e punës sonë në kompani dhe kërkuam prej tyre që të jenë të kujdesshëm dhe të vëmendshëm në mbrojte të ruajtjes së ambientit kudo që ata ndodhen”./rajonipress/