UBT

Eco – Higjiena i dorëzon borxhet te përmbaruesit privat

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Pjesa dërmuese nga 18.000 klientët tanë aktiv i kanë rregulluar borxhet e tyre të vjetra dhe paguajnë rregullisht tarifat e caktuara. 3.000 amvisëri përkundër ligjit për faljen e borxheve, nuk i kanë rregulluar borxhet e tyre të vjetra të tarifave të mbeturinave, thotë për media Senad Ramaj, drejtor ekzekutiv i Kompanisë Eco-Higjiena.

Këtu nuk kemi të bëjmë me veteranët, invalidët apo rastet sociale, që edhe ashtu janë të liruar nga tarifat e shërbimit por, për familjet të cilat kanë të ardhura, automjete dhe patundshmëri.

Senad Ramaj e konsideron këtë gjë të padrejtë kundruall qytetarëve të cilët rregullisht paguajnë për higjienë dhe pastërti të mirëmbajtur në Komunën e Gjilanit.
Prandaj, u dorëzuan 400 klientë të par tek përmbaruesit privat dhe do të pasojnë rregullisht çdo javë klientë të ri të tjerë.

Hidromorava

Me këtë rast shkaktohen shpenzime tjera shtesë në lartësi prej 75 € e më shumë si dhe telashe të tjera për ata klientë të prekur por, meqë këta klientë injoruan të gjitha ofertat dhe mundësitë ligjore, nuk patëm zgjidhje tjetër, thotë Senad Ramaj. Të gjithë klientët të cilët kanë marr njoftimin përmbarimor nga përmbaruesi kanë mundësi që borxhet e veta t`i rregullojnë tani e tutje vetëm me përmbaruesin privat.

Të gjithë ata të cilët nuk kanë pranuar akoma paralajmërime përmbarimore do të ishte më mirë sot sesa nesër të rregullojnë çështjen e borxheve me Eco-Higjiena, në mënyrë që ti shmangen shpenzimeve tjera shtesë dhe bllokimit të xhirollogarive apo të pasurive të tjera./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.