RCCOLA

“Eco-Higjiena” e përkushtuar për një ambient të pastër

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Viti – Përfaqësues të kompanisë “Eco-Higjiena”, në një takim me kryetarin Sokol Haliti kanë theksuar se janë të angazhuar që të krijojnë një ambient të pastër, sidomos në ato vende ku ka pasur deponi të egra të mbeturinave.

Bajram Isufi drejtor ekzekutiv i kësaj kompanie, është shprehur se kanë intervenuar në shumë raste duke larguar deponit e egra të mbeturinave nga qytetarët e pandërgjegjshëm.

Ai po ashtu ka premtuar se do të jenë të gatshëm të punojnë 24 orë në shërbim të një ambienti të pastër dhe ka përgëzuar institucionet për bashkëpunim.

RCCOLA

Ndërsa kryetari i komunës Sokol Haliti, ka shprehur interesimin për gjendjen në terren dhe mënyrën e menaxhimit nga ana e Eco-Higjienës, si dhe shtrirjen e rrjetit të menaxhimit nga kjo kompani në fshatrat e komunës së Vitisë.

Kryetari Haliti është shprehur i gatshëm për bashkëpunim të ndërsjellët mes institucioneve dhe kompanisë Eco-Higjiena./rajonipress/