Fundamenti

Ecni shpejt për të ndalur dhimbjet e këmbëve, këshillat e mjekëve

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Qarkullimi i keq i gjakut mund t’ju prekë në çdo moshë e të kthehet në një problem për përditshmërinë tuaj. Kur hasni vështirësi të këtj lloji, simptomat janë kryesisht fizike, të dhimbshme e të bezdishme. Enët e gjakut, bashkë me zemrën dhe muskujt e tjerë janë përbërësit kryesorë të sistemit të qarkullimit të gjakut.

Ndaj kur njëra nuk funksionon si duhet edhe të tjerat kthehen në problematike. Këtë çështje trajton edhe një raport i publikuar në revistën JAMA në muajin Prill të këtij viti. Dhimbjet e këmbëve mund të vijnë si pasojë e qarkullimit të keq të gjakut dhe mënyra për e mirë për ta kaluar këtë është ecja intensive.

ARKATANA

Çfarë sugjerojnë ekspertët?
Në këtë studim morën pjesë 305 persona me probleme të qarkullimit të gjakut në arterie. Ekspertët i ndanë ata në dy grupe të rastësishme ku njëri grup stërvitej me intensitet të lartë ndërsa grupi tjetër me më pak fuqi. Bëhej fjalë për ecje deri në 50 minuta çdo ditë me ritme të ndryshme në të pesta ditët e javës për një vit rrjesht. Të dhënat e këtij studimi treguan se personat që bënin pjesë në grupin me intensitet të lartë stërvitje dhe ecnin më shpejt, kishin më pak dhimbje. Ata e përshkruanin dhimbjen si të moderuar dhe të pakët gjatë kohës kur po kryenin ushtrime.

Për personat që patën ushtrime me intensitet të ulët, dhimbja nuk u shfaq për momentin, por i penalizoi ata në ecjet afatgjata. Në një tjetër test, për ecje 6 minutëshe, personat e grupit të parë arritën të ecnin 34 metra më shumë se ata që ishin stërvitur me intensitet të ulët. Personat që u stërvitën me intensitet më të lartë ecën rreth 3 herë më shumë se grupi tjetër duke mos ndjerë dhimbje muskuj apo këmbësh. Ekspertët sugjerojnë se e ecura mund të stimulojë formimin e qelizave të reja të gjakut të cilat ushqejnë muskujt e këmbëve me oksigjen. Kështu zgjidhja më e mirë është sforcimi derisa keni mundësi dhe stërvitja e vazhdueshme e këmbëve tuaja.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.